Takim i FSSH-së me Lidhjen Nacionale të Personave me Invaliditet Trupor të Maqedonisë “Mobilnost”
21/03/2014
Drejtoresha e FSSH-së, mr. Maja Parnardzhieva Zmejkova, dhe ekipi i saj mbajtën një takim pune me Lidhjen Nacionale të Personave me Invaliditet Trupor “Mobilnost”. Në takim u diskutua për nevojat aktuale, për ndryshimet në Rregulloren për indikacionet për realizimin e së drejtës për mjete ortopedike dhe mjete të tjera ndihmëse. Kryetari i Lidhjes Nacionale “Mobilnost”, Branimir Jovanovski, dhe përfaqësuesit e lidhjes e përshëndetën ndryshimin e Rregullores për shkurtimin e afateve për protezat për popullatën e aftë për punë, si dhe për këpucët ortopedike për fëmijët deri në 18 vjeç.