Fondi i Sigurimit Shëndetësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut Fondi i Sigurimit Shëndetësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut

Riregjistrimi i personave të papunë

Në përputhje me dispozitat e Ligjit për kontributet nga sigurimi i detyrueshëm social (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 142/08, 64/09, 156/09, 166/10, 53/11, 185/2011, 44/2012 , 15/2013, 91/2013 dhe 170/2013), personat e papunë bartës të sigurimit shëndetësor duhet të riregjistrohen në shërbimet rajonale të Fondit të Sigurimit Shëndetësor të Maqedonisë (FSSH). Të siguruarit që duhet të regjistrohen/riregjistrohen në shërbimin rajonal të Fondit në Shkup, për të kursyer kohën dhe paratë që i humbin duke udhëtuar deri në qendrën e qytetit ku ndodhet Shërbimi Rajonal i FSSH-së në Shkup, mund të regjistrohen/riregjistrohen në sigurimin e detyrueshëm shëndetësor edhe në sportelet e shkëputura të shërbimit rajonal të FSSH-së në Shkup, të vendosura në Poliklinikat e Shtëpisë së Shëndetit në GJORÇE PETROV, DRAÇEVË, ÇAIR, ÇENTO, SHUTO ORIZARI, si dhe në ndërtesën e komunës ILINDEN dhe në sportelet e shkëputura të shërbimit rajonal të FSSH-së në Tetovë, në ndërtesën e mëparshme të komunës Kamenjanë në komunën BOGOVINJË dhe në Shtëpinë e Shëndetit në komunën ZHELINË.

Dokumente

Riregjistrimi i personave të papunë Thirrje për personat me të ardhura të ulëta - personat e papunë-2014