Fondi i Sigurimit Shëndetësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut Fondi i Sigurimit Shëndetësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut

Zyrë e shkëputur në komunën e Bogovinës

Drejtori i Fondit të Sigurimit Shëndetësor, Xhemali Mehazi, ishte në vizitë pune në zyrën e tij tashmë të hapur të shkëputur në komunën e Bogovinës, me ç’rast realizoi edhe takim me kryetarin e komunës së Bogovinës, Hazbi Idrizi. Drejtori Mehazi shprehu mirënjohje ndaj kryetarit Idrizi për hapësirën e dhënë ku është vendosur zyra e shkëputur. Zyra e FSSH-së është e hapur tashmë 20 ditë, është vendosur në hapësirat e ndërtesës së mëparshme komunale në fshatin Kamenjanë dhe është e hapur çdo ditë pune nga ora 07:30 deri në 15:30.

Dokumente

Zyrë e shkëputur në komunën e Bogovinës