Fondi i Sigurimit Shëndetësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut Fondi i Sigurimit Shëndetësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut

Punëtoria e parë për edukimin e pensionistëve për të drejtat e tyre nga sigurimi shëndetësor

Sot u mbajt punëtoria e parë nga katërmbëdhjetë punëtoritë e destinuara për pensionistët për edukimin mbi të drejtat e tyre nga sigurimi shëndetësor, si dhe edukimin për programe të caktuara shëndetësore që financohen nga FSSH-ja. Punëtoritë edukative organizohen në bashkëpunim të Kryqit të Kuq të Maqedonisë dhe Lidhjes së Shoqatave të Pensionistëve. Në punëtorinë e sotme fjalime përshëndetëse mbajtën mr. Maja Parnardzhieva Zmejkova - drejtoreshë e FSSH-së, z. Dragi Argirovski - kryetar i lidhjes së shoqatave të pensionistëve dhe Suzana Tuneva Paunovska nga Kryqi i Kuq.

Dokumente

Punëtoria e parë për edukimin e pensionistëve për të drejtat e tyre nga sigurimi shëndetësor Realizimi i të drejtave të personave të siguruar – pensionistë në sistemin e sigurimit të detyrueshëm shëndetësor (shkarko prezantimin) Masa dhe aktivitete parandaluese në Kujdesin Shëndetësor Parësor (shkarko prezantimin)