Regjistër elektronik për pacientët me sëmundje specifike
05/03/2013
Futja e regjistrit elektronik për pacientët me sëmundje specifike është në përputhje me Programin e përcaktuar të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për periudhën nga 2011 deri në 2015, ku është konstatuar se është e nevojshme futja e regjistrave elektronikë (e-regjistra) të pacientëve me sëmundje specifike, me çka do të mundësohet ndjekja elektronike e pacientëve me qëllim përcaktimin e furnizimit me terapi nga lista spitalore e barnave, dhe do të ketë pasqyrë nëse pacientët vërtet e marrin terapinë që u është e nevojshme.