Kompensime të kushtëzuara (buxhete të kushtëzuara) për Institucionet Shëndetësore Publike
Futja e kompensimeve të kushtëzuara për herë të parë në prill 2011 u dëshmua si një histori e suksesshme në shëndetësinë maqedonase dhe për këtë FSSH-ja dhe të gjitha shoqatat e pacientëve me të cilat FSSH-ja komunikon rregullisht e vlerësuan këtë risi si jashtëzakonisht pozitive. Prandaj edhe këtë vit 2013, FSSH-ja, në përputhje me informacionet e marra nga bashkëpunimi me shoqatat e pacientëve për fushat ku nevojitet nxitje/stimulim i ISHP-ve, vazhdon praktikën e marrëveshjes së buxheteve të kushtëzuara, si dhe zgjerimin e llojit dhe vëllimit të shërbimeve shëndetësore aty ku ka mundësi dhe interes për këtë.