Fondi i Sigurimit Shëndetësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut Fondi i Sigurimit Shëndetësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut

Të dhënat janë të sigurta, prioritet ishte shëndeti i qytetarëve dhe për këtë arsye sistemi ishte funksional në kohë rekord

Të dhënat janë të sigurta, prioritet ishte shëndeti i qytetarëve dhe për këtë arsye sistemi ishte funksional në kohë rekord

fotografia kryesore është marrë nga MIA

Si fillim, ju falënderoj për praninë në brifingun e sotëm. Biseduam në detaje për zhvillimet lidhur me sulmin kibernetik ndaj FSSH-së dhe pikërisht për këtë arsye unë do të jem e shkurtër në fjalimin tim, sepse jam e sigurt se detajet do t’ua transmetoni qytetarëve saktë dhe qartë.

Së pari do të doja të filloja me falënderim, dhe atë për të gjithë të përfshirët në zgjidhjen e sfidave nga sulmi kibernetik, dhe këtu para së gjithash mendoj për ekipin e IT-së, për inxhinierët, të cilët punuan ditë e natë dhe me përkushtim dhe arritën t’i rikthejnë funksionet e sistemit në kohë rekord. Them në kohë rekord sepse, sipas statistikave, shumë vendeve më të zhvilluara mesatarisht u janë dashur rreth 20 ditë për t’i rikthyer funksionalitetet. Konsideroj se kjo nuk është punë e vogël dhe prandaj edhe e theksoj.

Njëkohësisht dua t’i falënderoj edhe të gjithë të punësuarit në Fond, si në Qendër ashtu edhe në Shërbimet Rajonale, të gjithë partnerët, institucionet shëndetësore, punonjësit shëndetësorë, farmacistët, institucionet e tjera shtetërore që bashkëpunuan intensivisht me ne dhe të gjithë të tjerët pa të cilët nuk do të ishte e mundur të realizoheshin zgjidhjet kalimtare me të cilat siguruam realizimin e pandërprerë të të drejtave shëndetësore të qytetarëve gjatë dy javëve të kaluara. Këtë e konsideroj sukses të madh dhe shembull të shkëlqyer pozitiv të veprimit partnerial, në interes të qytetarëve. 

Dhe më e rëndësishmja nga të gjitha, falënderim për qytetarët dhe për ju mediat për gjithë durimin dhe mirëkuptimin që treguat gjatë përballjes me sulmin që na prek të gjithëve, por edhe për mbështetjen që dhatë që të përballemi dhe ta tejkalojmë këtë sfidë, nga e cila besoj se të gjithë dalim më të fortë dhe më rezistentë. 

Do të filloj nga faktet e konstatuara, dhe ajo është se më 06.02 në Fond është vërejtur një problem teknik për shkak të të cilit janë çaktivizuar të gjitha sistemet dhe është thirrur një ekip për diagnostikim fillestar. Incidenti fillimisht është paraqitur në MPB, ndërsa opinioni menjëherë është njoftuar se kemi një problem të cilin po përpiqemi ta diagnostikojmë. Sapo ekspertët e IT-së konstatuan se bëhej fjalë për sulm kibernetik, opinioni u njoftua, ndërsa të gjitha kapacitetet e disponueshme të IT-së u angazhuan me qëllim që sistemi të rikthehet në funksion. Duhet të theksoj se patëm mbështetje të jashtëzakonshme nga vendet partnere europiane; ekspertët punuan ditë e natë dhe gjithë këtë sfidë e tejkaluam së bashku, me një histori të suksesshme. 

Çështja më e rëndësishme që duhet të përmendet këtu është se, sipas të gjitha analizave të ekspertëve të IT-së, nuk ka rrjedhje të të dhënave të qytetarëve. Qytetarët të jenë të qetë, të dhënat nuk janë vjedhur, ato janë spekulime, të dhënat janë të sigurta dhe të mbrojtura në Fond. Për momentin po zhvillohet hetimi për të gjitha detajet dhe kur i njëjti të përfundojë, do të jetë e mundur të ndahen edhe më shumë informacione. Por dua ta përsëris, të dhënat shëndetësore dhe personale janë të sigurta dhe qytetarët mund t’i realizojnë pa pengesë të gjitha të drejtat e tyre. Gjithashtu, sistemet e Fondit janë rikthyer pothuajse në normalitet dhe janë paguar edhe pagat e punonjësve shëndetësorë, por edhe pushimi i lehonisë, pushimet mjekësore dhe rimbursimet e ndryshme. 

I përmenda zgjidhjet kalimtare. Të punësuarit në Fond punuan pa u lodhur këto dy javë për të krijuar kushtet për ato zgjidhje kalimtare deri në zgjidhjen e problemit, me qëllim që asnjë qytetari të mos i mohohet e drejta për mbrojtje shëndetësore. Kjo nënkuptonte se edhe të punësuarit, por edhe qytetarët dhe punonjësit shëndetësorë duhej të kalonin nëpër disa hapa shtesë, por reagimi i shpejtë i të gjithë aktorëve mundësoi që qytetarët praktikisht të mos kenë ngecje në realizimin e të drejtave.

Të gjithë treguan mirëkuptim për seriozitetin e problemit me të cilin u përballëm dhe pikërisht falë atij mirëkuptimi arritëm ta tejkalojmë problemin për dy javë, që, siç e theksova, është periudhë jashtëzakonisht e shkurtër.

Ajo që për ne ishte prioritet ishte që qytetarët të mos pësonin dëm për shkak të sulmit, dhe mendoj se ia dolëm në këtë drejtim. Sistemi është rikthyer në funksion, pagat, pushimet mjekësore, pushimi i lehonisë, gjithçka është paguar. Për momentin, Fondi po punon në futjen e informacioneve të mbetura nga këto dy javë, pas së cilës futje ndoshta do të mund të bëjmë edhe analizë dhe vlerësim më të detajuar.

Shkurtimisht do të ndalem edhe në dy çështje të tjera për të cilat besoj se opinioni është i interesuar.

Së pari, në lidhje me Raportin e Auditimit, për të cilin pati edhe më së shumti spekulime dhe paqartësi, dua të theksoj se Fondi ka vepruar sipas pikave të tij dhe se i ka ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për mbrojtje të mëtejshme nga sulme të tilla. Puna e përgjegjshme në interes të qytetarëve është prioriteti ynë dhe imi.

 Dhe së dyti

Ne si vend nuk jemi në asgjë të veçantë në sulme të tilla, të cilat janë intensifikuar pas luftës në Ukrainë dhe me të cilat palë të treta synojnë të krijojnë kaos në sistemin shtetëror dhe shkaktojnë panik dhe shqetësim te qytetarët. Sulmet kibernetike ndodhin dhe do të ndodhin. Lufta hibride nuk është e re, praktikisht të gjitha vendet në botë përballen me sulme kibernetike, dhe prandaj këtë periudhë jemi të përkushtuar në forcimin e rezistencës sonë, duke punuar edhe me vende të tjera dhe partnerë strategjikë.

videoja është marrë nga MIA