FSSHRMV: Filloi pagesa e pagave të punonjësve shëndetësorë
20/02/2023
FSSHRMV njofton opinionin se prej sot filloi pagesa e pagave të të punësuarve në Institucionet Publike Shëndetësore dhe një pjesë e tyre tashmë i kanë në llogaritë e tyre.
Pagesa do të realizohet gradualisht, në etapa, dhe pritet të përfundojë në 48 orët në vijim.
Fondi i falënderon të gjithë punonjësit shëndetësorë për durimin gjatë kësaj periudhe kur po përballet me sulm kibernetik, kur po bëhen përpjekje maksimale që problemi të tejkalohet sa më shpejt.