Rikthehet në funksion sistemi “Sigurimi im”
FSSHM ju njofton se sistemi “Sigurimi im” funksionon për personat e siguruar në tërë vendin, me çka për shkak të rregullimeve teknike, do të vendoset në funksion të plotë deri në fund të ditës.
Deri në këtë moment “Termini Im” i ka marrë të dhënat deri me datën e sotme (20 shkurt 2023).
Të gjitha kontributet e paguara nga të gjithë obliguesit janë të evidentuara në “Termini Im”.
Kjo do të thotë se të gjithë punonjësit shëndetësorë dhe barnatoret kanë mundësi ta kontrollojnë statusin e sigurimit në “Termini Im”.
FSSHRMV po punon në mënyrë aktive edhe në sistemin për pagesë të pagave, pushimeve të lehonisë dhe refundimeve të tjera. Presim që gjatë ditës së sotme të rikthehen edhe sistemet e tjera. Të gjitha informacionet menjëherë dhe në kohë do të shpërndahen me opinionin.
Me respekt, FSSHRMV