Fondi i Sigurimit Shëndetësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut Fondi i Sigurimit Shëndetësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut

Fillim i suksesshëm dhe vizion i përbashkët për një sistem shëndetësor më efikas dhe më cilësor

Fillim i suksesshëm dhe vizion i përbashkët për një sistem shëndetësor më efikas dhe më cilësor

Në Fondin për Sigurim Shëndetësor të Maqedonisë, sot u zhvillua takimi i parë i punës ndërmjet drejtorit, z. Sasho Klekovski, dhe zëvendësdrejtorit të sapoemëruar, z. Sedat Bislimi.

Në takim u shkëmbyen mendime dhe qëndrime lidhur me sfidat aktuale, proceset organizative dhe prioritetet e ardhshme në funksionimin e Fondit.

Si anëtar i ri i ekipit drejtues, z. Bislimi, me përvojën e tij të pasur profesionale dhe revizore, do të kontribuojë në avancimin e mëtejmë të efikasitetit institucional, transparencës dhe cilësisë së shërbimeve.

Me vizion të përbashkët, përkushtim dhe qasje të përgjegjshme, udhëheqësia e Fondit vazhdon të punojë aktivisht në drejtim të sigurimit shëndetësor më cilësor, më efikas dhe më të qasshëm për të gjithë qytetarët.

Zëvendësdrejtorit të sapoemëruar i dëshirojmë mandat të suksesshëm, bashkëpunim frytdhënës dhe shumë sukses në ushtrimin e funksionit të përgjegjshëm.