Pagesa në kohë dhe shërbime të qasshme për pacientët
Fondi i Sigurimit Shëndetësor sot informon se pagesat për pushim të lehonisë dhe kapitacioni për mjekët amë realizohen rregullisht dhe brenda afateve ligjore.
Në pesë muajt e fundit janë paguar mbi 1,8 miliardë denarë për kompensime të lehonisë.
Pagesa e kapitacionit për nëntorin është në vijim – 493 milionë denarë, me mbi 2.000 marrëveshje aktive në kujdesin shëndetësor primar.
Analizat për tumor-markerë janë të disponueshme në më shumë qytete. Deri në tetor të këtij viti janë kryer 238.744 teste, prej të cilave më së shumti PSA, CEA, CA 19-9, CA-125 dhe CA 15-3.
Fondi vazhdon me pagesa të përgjegjshme, në kohë dhe transparente dhe me avancimin e shërbimeve shëndetësore — për shëndet më të mirë të të gjithë qytetarëve.