Fondi i Sigurimit Shëndetësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut Fondi i Sigurimit Shëndetësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut

Kujdes më i mirë për pacientët me fibrozë cistike

Kujdes më i mirë për pacientët me fibrozë cistike

Sot, në Fondin e Sigurimit Shëndetësor të Maqedonisë, drejtori i përgjithshëm i Fondit, Sasho Klekoski, realizoi takim me një delegacion të Vertex, prodhuesit të vetëm të terapisë inovative për fibrozë cistike në botë, në të cilin u theksua përkushtimi dhe kujdesi i Fondit për pacientët me fibrozë cistike. 

“Jemi të gatshëm të përmirësojmë kujdesin ndaj pacientëve me fibrozë cistike, duke përfshirë një numër më të madh pacientësh, sa më shpejt të jetë e mundur”

  - theksoi drejtori Klekovski.

Delegacioni i Vertex u kryesua nga Adrian Vasiliou, drejtor komercial për Evropën Qendrore dhe Lindore. Në takim ishte i pranishëm edhe Igor G. Nikolov, këshilltar i Kryeministrit për reforma në shëndetësi.

Drejtori i Fondit falënderoi për përpjekjet e Vertex për të përfshirë terapi inovative dhe për mbështetjen e përgjithshme për Maqedoninë, e cila fillon në vitin 2022. 

Përfaqësuesit e delegacionit të Vertex theksuan rëndësinë e zbulimit të hershëm të sëmundjes së fibrozës cistike, ku MANU ka rezultate në nivel evropian, si dhe nevojën për përfshirjen në kohë të të sëmurëve që kanë këtë diagnozë në programet e trajtimit.

Klekoski njoftoi se javën e ardhshme do të përfundojë procedura për futjen në Listën Pozitive të barit Microzyme, i cili është nga grupi i enzimave pankreatike dhe është i destinuar për këta pacientë.