Fondi i Sigurimit Shëndetësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut Fondi i Sigurimit Shëndetësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut

Lista Pozitive plotësohet me nëntë gjenerikë për herë të parë që nga viti 2014

Lista Pozitive plotësohet me nëntë gjenerikë për herë të parë që nga viti 2014

Sot, Bordi Drejtues i Fondit të Sigurimit Shëndetësor mori vendim për plotësimin e Listës Pozitive të Barnave me gjithsej nëntë barna me emër gjenerik, përkatësisht, sipas formës dhe forcës, Lista Pozitive faktikisht zgjerohet me gjithsej 20 barna. Kjo nënkupton zgjerimin e Listës Pozitive të Barnave me 59 emra të markave, edhe atë për: sëmundjet e gjakut - antikoagulantë (Prasugrel, Ticagrelor), sëmundjet e zemrës dhe enëve të gjakut - kundër presionit të lartë të gjakut dhe yndyrave të larta (Nebivolol, Perindopril, Valsartan, Fenofibrate), për sistemin nervor qendror - antidepresivë dhe për trajtimin e demencës (Escitalopram, Memantine, Duloxetine).

Ndikimi i vlerësuar mbi buxhetin e Fondit në nivel vjetor është rreth një milion euro.
Ky është plotësimi i parë i listës pas vitit 2014. Fondi është i përkushtuar për qasje në barna më të mira dhe inkurajon të gjithë faktorët për plotësime të mëtejshme.