Fondi i Sigurimit Shëndetësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut Fondi i Sigurimit Shëndetësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut

Takim i drejtorit të përgjithshëm të FSSH-së Sasho Klekovski me përfaqësuesit e USAID North Macedonia

Takim i drejtorit të përgjithshëm të FSSH-së Sasho Klekovski me përfaqësuesit e USAID North Macedonia

Drejtori i përgjithshëm i FSSH-së, Sasho Klekovski, realizoi një takim me përfaqësuesit e USAID North Macedonia dhe USAID's Partnership Against Corruption Activity.

Temë e takimit ishte si të çrrënjoset korrupsioni përmes partneriteteve, me vështrim të veçantë ndaj shëndetësisë.
Në takim, përfaqësuesit e USAID prezantuan aktivitetet në shëndetësi, ndërsa nga ana e FSSHM-së u theksuan prioritetet në çrrënjosjen e korrupsionit.
Çrrënjosja e korrupsionit është kusht i domosdoshëm për përmirësimin e qasjes në vetë shërbimet shëndetësore.

Në të ardhmen, FSSHM dhe USAID do ta konkretizojnë këtë bashkëpunim dhe do të gjejnë zgjidhje përkatëse që dukshëm do të kontribuojnë në zvogëlimin, dhe më tej në çrrënjosjen e tërësishme të korrupsionit.