Takim pune i drejtorëve të përgjithshëm të FSSHRMV-së, dhe ministri i Shëndetësisë me përfaqësuesit e Farmabrend Nova dhe AmCham North Macedonia
Takim pune i drejtorëve të përgjithshëm të FSSHRMV-së, Sasho Klekovski dhe ministri i Shëndetësisë Arben Taravari me përfaqësuesit e Farmabrend Nova dhe AmCham North Macedonia. Në takimin e sotëm të realizuar në Ministrinë e Shëndetësisë, morën pjesë drejtori i përgjithshëm i FSSHRMV-së, Sasho Klekovski, ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, së bashku me përfaqësuesit e Farmabrend Nova dhe AmCham North Macedonia, përmes së cilëve janë përfshirë dhjetëra kompani inovative farmaceutike që sigurojnë mbi 90% nga barnat inovative të regjistruar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si: Novo nordisk, Novartis, MSD, Baer, Sanofi, Takeda, Boringer Ingelhajm, Fajzer dhe Roshe.
– Temat që u shqyrtuan në këtë takim: si deri në më shumë barna inovative që do të ishin në Listën pozitive dhe do të ofronin kujdes më të mirë shëndetësor, si deri në çmime më të ulëta të barnave për një mbulim më të gjerë dhe cilat janë pengesat për arritjen e këtyre synimeve.
– Është në interesin e Republikës së Maqedonisë së Veriut që përmes bashkëpunimit me prodhuesit e barnave inovative të ofrojë barna më moderne me çmime më të ulëta. Gjithashtu, kompanitë inovative farmaceutike shprehën interesimin e tyre për pjesëmarrje të drejtpërdrejtë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Nëpërmjet bashkëpunimit për ilaçe më të mira dhe më të përballueshme!