Takim me kryetarët e Lidhjes së Sindikatave, Sindikatës së AOGJSH-së dhe Sindikatës së FSSHRMV-së
Sot, drejtorët e përgjithshëm të FSSHRMV-së, Sasho Klekovski dhe Branko Axhigogov, realizuan takim me Sllobodan Trendafillov, kryetar i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, Tërpe Deanoski, kryetar i Sindikatës së AOGJSH-së, dhe Bojan Tripunovski, sekretar i përgjithshëm i AOGJSH-së, si dhe me Zoran Peçevski, kryetar i sindikatës së FSSHRMV-së.
Në takim u theksua rëndësia e dialogut social, si dhe Marrëveshja Kolektive dhe problemet në zbatimin e saj.
FSSHRMV-ja u përball me grevë në të kaluarën e afërt për shkak të moszgjidhjes së problemeve të grumbulluara. Udhëheqësia e FSSHRMV-së është e përkushtuar ndaj dialogut social dhe ofron mbështetje të plotë në përmbushjen e marrëveshjeve kolektive. Kushtet më të mira të punës janë pjesë e rëndësishme në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore!