Drejtorët e përgjithshëm të FSSHRMV-së në vizitë në Shërbimin Rajonal-Shkup
Sot, drejtorët e përgjithshëm të FSSHRMV-së vizituan kontaktin më të shpeshtë të personave të siguruar me Fondin e Sigurimit Shëndetësor, përkatësisht Shërbimin Rajonal Shkup, ku më së shpeshti krijohet përshtypja për FSSH-në.
Drejtorët biseduan me personat e siguruar dhe punonjësit për shërbimet, si të përmirësohen ato, të zvogëlohet burokracia e panevojshme, të parandalohen në mënyrë më efikase keqpërdorimet pa u rritur barra për personat e siguruar. Punonjësit i ndanë propozimet e tyre të shumta për përmirësimin e shërbimeve.
Megjithatë, përmirësimi është i domosdoshëm edhe për kushtet e punës, sepse pa kushte të mira pune nuk mund të priten shërbime të mira. Edhe disa çështje janë grumbulluar për shkak të mosveprimit shumëvjeçar, ndërsa mund të zgjidhen shpejt.
Jemi plotësisht të përkushtuar për përmirësimin e kushteve të punës!