Fondi i Sigurimit Shëndetësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut Fondi i Sigurimit Shëndetësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut

Shpallje për mbledhjen e ofertave për ambiente afariste me qira

Shpallje për mbledhjen e ofertave për ambiente afariste me qira

Fondi i Sigurimit Shëndetësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut ka nevojë për ambiente afariste me qira për shërbimin e tij rajonal në Dellçevë. 

Për këtë qëllim, shpall njoftim me të cilin i fton pronarët e interesuar të ambienteve afariste në Dellçevë të dorëzojnë oferta. 

Kohëzgjatja e qirasë do të jetë dy vjet, duke filluar nga 26.6.2023, me mundësi që, pas skadimit të periudhës, qiraja të vazhdohet edhe për një periudhë më të gjatë kohore. 
Ambientet afariste duhet të plotësojnë së paku kriteret e mëposhtme:

  • Të paktën 180 m2 sipërfaqe;
  • Ambientet duhet të gjenden në zonën qendrore të vendbanimit, të përbëjnë një tërësi funksionale me hyrje të përbashkët dhe të jenë lehtësisht të qasshme për të punësuarit e Fondit dhe për palët;
  • Ambientet duhet të kenë nyje të veçantë sanitare të dedikuar vetëm për ato ambiente, si dhe të kenë ngrohje dhe klimatizim me energji elektrike, të cilat mund të menaxhohen nga persona pa trajnim të posaçëm;
  • Ofertuesi duhet të jetë pronar i ambienteve afariste dhe të lejojë përshtatjen e tyre në përputhje me nevojat e Fondit. 

Pronarët e interesuar të ambienteve afariste, në ofertën e tyre drejtuar Fondit, duhet të shënojnë të dhëna për karakteristikat e ambienteve afariste të kërkuara në këtë shpallje (sipërfaqja, numri i dhomave, kati, lloji i ngrohjes, klimatizimi, lokacioni me adresë dhe me parcelë kadastrale), si dhe të dhëna shtesë për karakteristika të tjera specifike të ambienteve afariste që mund të jenë me rëndësi për nevojat e qiramarrësit. Ofertës duhet t’i bashkëngjitet edhe dëshmi për pronësinë (fletë pronësie).


Ofertat, në zarf të mbyllur në të cilin do të shënohet “Ofertë për ambiente afariste me qira në Dellçevë”, të dorëzohen në Fondin e Sigurimit Shëndetësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në adresën rr. “Makedonija” nr. 5 – Shkup.

Afati për dorëzimin e ofertave është tre ditë nga dita e publikimit të shpalljes.

Nga ofertat e arritura, Fondi do të zgjedhë ato që i plotësojnë më së miri kushtet e kërkuara, përkatësisht që u përgjigjen më shumë nevojave të Fondit.