Fondi i Sigurimit Shëndetësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut Fondi i Sigurimit Shëndetësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut

FSSHRMV demanton: Të dhënat shëndetësore dhe personale janë plotësisht të sigurta dhe nuk janë vjedhur, qytetarët të jenë të qetë

FSSHRMV demanton: Të dhënat shëndetësore dhe personale janë plotësisht të sigurta dhe nuk janë vjedhur, qytetarët të jenë të qetë

Për shkak të mbrojtjes së publikut nga spekulimet, ditët e kaluara, Fondi i Sigurimit Shëndetësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut, ka informuar publikun plotësisht në mënyrë transparente dhe të rregullt për sulmin kibernetik me të cilin u përball. Fondi këtë e bën në vazhdimësi, ashtu siç përcaktohen faktet, dhe do të vazhdojë ta bëjë me qëllim informimin e plotë dhe të saktë për gjendjen.

Siç u publikua publikisht, me ndihmën e ekipit të ekspertëve lokalë dhe ekspertëve nga jashtë vendit, po punohet për restaurimin e sistemit të Fondit me qëllim kthimin e tij në formën fillestare, pas bllokimit të një pjese të funksioneve. 

Ekipi ekspert që punon në solucionet thekson se nuk ekziston një mënyrë e vetme dhe unike se si tejkalohen sfidat që i shkakton një sulm i caktuar kibernetik, pa dallim se i çfarë lloji është ai, dhe pikërisht për këtë, ekipeve vendase dhe të huaja u nevojitet më shumë kohë për tejkalimin e dëmeve që i shkaktoi sulmi.

Në këtë drejtim, i demantojmë ashpër pretendimet se të dhënat e qytetarëve janë vjedhur, Fondi i Sigurimit Shëndetësor e siguron opinionin se të dhënat shëndetësore dhe personale të qytetarëve janë plotësisht të sigurta dhe se qytetarët duhet të jenë të qetë.

Siç e informuam opinionin që nga fillimi, gjatë sulmit kibernetik nuk pati rrjedhje të të dhënave jashtë bazave të Fondit. Këtë e konfirmoi analiza e ekipeve teknike eksperte. Prandaj, jemi të prerë se të dhënat e shfrytëzuesve të shërbimeve shëndetësore, përfshirë edhe të dhënat personale, janë të sigurta dhe të mbrojtura dhe nuk ka marrje të paautorizuar të të dhënave personale.

Për momentin, zgjidhjet aplikative/softueri dhe bazat e të dhënave janë të izoluara nga pjesa e sistemit që ishte objekt i sulmit dhe po finalizohen të gjitha aktivitetet për pastrimin dhe kontrollin e të gjithë sistemit të Fondit të Sigurimit Shëndetësor, me qëllim që të sigurohen kushtet për rikthim në regjim normal të punës.

Njëkohësisht, i demantojmë ashpër pretendimet se bashkëpunëtorët e Fondit nuk kanë punuar në përputhje me procedurat me të cilat sigurohen të dhënat e Fondit. Të gjithë bashkëpunëtorët tanë dhe të gjithë të përfshirët në gjetjen e solucioneve për sfidat që dolën nga sulmi kibernetik, kanë përvojë shumëvjeçare, janë aktorë me reputacion në veprimtaritë e tyre dhe konsiderojmë se është e pavend të vihet në pikëpyetje njohuria dhe ekspertiza e tyre dhe të dëmtohet reputacioni i tyre. Me këtë rast, Fondi shpreh mirënjohje për punën e përkushtuar të të gjitha ekipeve teknike që punojnë çdo ditë dhe me përkushtim.