Fondi në korrik ka paguar mbi 560 milionë denarë për kompensime të pushimit mjekësor – pjesa më e madhe e mjeteve për pushimet e lehonisë
Fondi i Sigurimit Shëndetësor vazhdon me pagesën e vazhdueshme dhe në kohë të kompensimeve të pagës për shkak të paaftësisë së përkohshme për punë (pagesat e pushimeve mjekësore).
Deri më 28 korrik 2026, edhe pse muaji ende nuk ka përfunduar, Fondi ka paguar gjithsej 560,9 milionë denarë për kompensime të pushimit mjekësor, prej të cilave:
- 420,3 milionë denarë për kompensime të pushimit të lehonisë;
- 140,6 milionë denarë për llojet e tjera të pushimeve mjekësore.
Pagesat janë realizuar sipas dinamikës në vijim:
| Data | Pushimi i lehonisë | Pushimet e tjera mjekësore |
| 1–23 korrik | 111.000.000 denarë | 93.500.000 denarë |
| 24 korrik | 25.000.000 denarë | 24.000.000 denarë |
| 27 korrik | 198.000.000 denarë | 17.700.000 denarë |
| 28 korrik | 86.300.000 denarë | 5.400.000 denarë |
Deri më tani kjo është shuma më e lartë e paguar brenda një muaji për kompensimet e pushimit të lehonisë, duke konfirmuar edhe një herë përkushtimin e Fondit për të siguruar në kohë mjetet për realizimin e të drejtave të personave të siguruarve.
Njëkohësisht, Fondi njofton se nuk ka vonesa në pagesën e kompensimeve për pushimin e lehonisë.
Sa i përket pushimit të lehonisë, kushti i vetëm për fillimin e pagesës është që për muajin e parë të jenë paguar kontributet në përputhje me dispozitat ligjore. Pas përmbushjes së këtij kushti, për çdo muaj vijues kompensimi paguhet menjëherë pas përfundimit të muajit për të cilin bëhet pagesa, pas përpunimit administrativ, kontrollit profesional dhe miratimit nga shërbimet kompetente të Fondit.
Për llojet e tjera të pushimeve mjekësore, krahas përpunimit administrativ, kontrollit dhe miratimit të lëndëve, parakusht ligjor për pagesën është që të jenë paguar kontributet për muajin për të cilin paguhet kompensimi. Për shkak të këtij detyrimi ligjor, në raste të caktuara mund të ketë shtyrje të pagesës. Kjo nuk vlen për pushimin e lehonisë, ku pas pagesës së parë të realizuar, procedura vazhdon në mënyrë të pandërprerë.
Fondi mbetet i përkushtuar ndaj përpunimit efikas të lëndëve dhe pagesës së vazhdueshme të kompensimeve, me qëllim që të siguruarit t'i realizojnë në kohë të drejtat e tyre ligjore.