E drejta për mbrojtje shëndetësore urgjente dhe të domosdoshme të personave të siguruar të FSSHM-së jashtë vendit
28/02/2017
Fondi i Sigurimit Shëndetësor të Maqedonisë i njofton të gjithë personat e siguruar se gjatë pushimit vjetor mund ta realizojnë të drejtën e tyre për mbrojtje shëndetësore urgjente dhe të domosdoshme jashtë territorit të Republikës së Maqedonisë, përkatësisht në vendet vijuese: Gjermani, Austri, Turqi, Kroaci, Slloveni, Serbi, Mal i Zi, Bullgari, Bosnjë dhe Hercegovinë, Çeki, Holandë, Luksemburg, Belgjikë, Francë dhe Itali, Sllovaki dhe Shqipëri.