Personat me të ardhura të ulëta edhe këtë vit nuk kanë nevojë të vijnë në Fond për riregjistrim për realizimin e të drejtës për sigurim shëndetësor
Në fillim të çdo viti publikohen të dhënat për lartësinë e pagës mesatare dhe minimale nga Enti Shtetëror i Statistikës. Në përputhje me Ligjin për kontributet sociale, Fondi i publikon kufijtë për të ardhurat e realizuara për shkak të nevojës për riregjistrim për personat me të ardhura të ulëta, me qëllim që të kenë vazhdimësi në sigurimin shëndetësor. Meqenëse për vitin e kaluar ka rritje të lartësisë së pagës minimale, që është një nga parametrat për rritjen e kufirit ligjor, këtë vit ka kufij më të lartë për sigurimin shëndetësor, në përputhje me të ardhurat neto të të siguruarit që i ka realizuar si familje në vitin 2016.