Rritje e përdorimit të shërbimeve elektronike 35,734 të siguruar deri më tani i kanë shfrytëzuar shërbimet elektronike të Fondit
24/01/2017
Në kuadër të avancimit dhe lehtësimit të komunikimit ndërmjet Fondit të Sigurimit Shëndetësor dhe të siguruarve, firmave dhe punonjësve shëndetësorë, mundësuam një set shërbimesh elektronike në portalin e Fondit, me të cilat të siguruarit në mënyrë të shpejtë, të lehtë dhe efikase mund t’i realizojnë të drejtat e tyre ligjore pa pasur nevojë të vijnë në sportelet e FSSHM-së.