Rritje e konsumit dhe disponueshmërisë së barnave - Raporti vjetor për barna për vitin 2016
Disponueshmëria e barnave cilësore për të gjithë të siguruarit në Maqedoni është angazhim i vazhdueshëm i Fondit të Sigurimit Shëndetësor të Maqedonisë dhe në vitin 2016 u mundësoi të siguruarve tanë disponueshmëri më të madhe të barnave, lehtësim të mënyrës së marrjes së barnës në barrë të Fondit. Në vitin 2016, numri i barnave në barrë të Fondit arriti në 1210 barna sipas emrit të mbrojtur nga prodhues të ndryshëm, përkatësisht 427 gjenerikë me formë dozuese farmaceutike dhe forcë, prej të cilave 75% janë barna për të cilat të siguruarit nuk duhet të paguajnë mjete shtesë, përveç participimit në përputhje me dispozitat ligjore.