Buxhet më i madh për metoda të reja, barna dhe vëllim të rritur të shërbimeve shëndetësore
04/01/2017
Fondi i Sigurimit Shëndetësor i Maqedonisë e fillon vitin 2017 me buxhetin historikisht më të madh të institucionit, në vlerë prej 26 miliardë e 947 milionë denarë. Ky buxhet është për 1 miliard e 370 milionë denarë më i lartë se buxheti në fillim të vitit 2016, përkatësisht një rritje prej 5,4%. Buxheti prej rreth 27 miliardë denarë është më shumë se dyfish më i lartë krahasuar me vitin 2000, kur u themelua Fondi dhe kur ishte 12 miliardë e 500 milionë denarë.