Vizitë në shërbimin rajonal, ordinancën specialistike dhe spitalin e përgjithshëm në Kavadarci
Takime të drejtpërdrejta me personat e siguruar sot realizoi drejtori i FSSHM-së, dr. Sasho Stefanoski, i cili në kuadër të ditëve të hapura të Fondit vizitoi shërbimin rajonal në Kavadarci. Në bisedë të drejtpërdrejtë, drejtori u informua për kënaqësinë e personave të siguruar nga realizimi i projekteve dhe shërbimeve të Fondit. Duke i konsideruar këto takime si tregues përmes të cilit detektohet perceptimi real i personave të siguruar dhe merren drejtpërdrejt informacione për cilësinë e punës së Fondit, Stefanoski dëgjoi propozimet dhe idetë e tyre për përmirësimin e mëtejshëm të punës së Fondit.