Mjetet ortopedike do të lëshohen edhe në 332 farmaci me të cilat Fondi lidhi kontratë pas thirrjes publike të shpallur
03/11/2016
Fondi i Sigurimit Shëndetësor mundëson realizimin e së drejtës për mjete ortopedike, për të cilat çdo vit ndan një shumë të konsiderueshme mjetesh financiare, duke siguruar 406 lloje të mjeteve ortopedike dhe mjeteve të tjera, përkatësisht 1210 mjete nga prodhues të ndryshëm. Deri më 31 tetor 2016, Fondi kishte lidhur kontratë me 31 shtëpi ortopedike në territorin e Maqedonisë, të cilat kishin rrjet prej 111 dyqanesh të specializuara. Mjetet financiare që Fondi i ka paraparë për mjete ortopedike rriten çdo vit, kështu që në vitin 2016 janë paraparë 550 milionë denarë.
Lidhje dokumentesh