Ditë të hapura të FSSHM-së
05/10/2016
Nga nesër, e enjte, 6 tetor 2016, në të gjitha 30 shërbimet rajonale të Fondit vazhdojmë me praktikën e ditëve të hapura për personat e siguruar. Në këtë mënyrë personat e siguruar do të informohen drejtpërdrejt nga personat përgjegjës të Fondit për të drejtat e tyre, do të paraqesin ndonjë problem lidhur me fitimin e një të drejte nga sigurimi shëndetësor, dhe njëkohësisht do të kenë mundësi të japin idetë dhe propozimet e tyre që kanë të bëjnë me avancimin e punës së Fondit të Sigurimit Shëndetësor të Maqedonisë
Lidhje dokumentesh