24,764 persona të siguruar deri më tani i kanë shfrytëzuar shërbimet elektronike
26/09/2016
Në kuadër të avancimit dhe lehtësimit të komunikimit ndërmjet Fondit të Sigurimit Shëndetësor dhe personave të siguruar, firmave dhe punonjësve shëndetësorë, mundësuam një grup shërbimesh elektronike në portalin e Fondit, me të cilat në mënyrë të shpejtë, të lehtë dhe efikase personat e siguruar mund t’i realizojnë të drejtat e tyre ligjore pa pasur nevojë të vijnë në sportelet e FSSHM-së.