Fondi i Sigurimit Shëndetësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut Fondi i Sigurimit Shëndetësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut

Fondi i Sigurimit Shëndetësor i Maqedonisë publikoi thirrje publike për lidhjen e kontratave për dhënien e mjeteve ortopedike dhe mjeteve të tjera ndihmëse

Fondi i Sigurimit Shëndetësor i Maqedonisë ju njofton se, me qëllim sigurimin e disponueshmërisë më të madhe të mjeteve ortopedike dhe mjeteve të tjera ndihmëse nga lista e mjeteve ortopedike dhe mjeteve të tjera ndihmëse për personat e siguruar në ngarkim të Fondit, publikoi thirrje publike për lidhjen e kontratave me të gjitha shtëpitë ortopedike të interesuara, të regjistruara për qarkullimin dhe prodhimin e mjeteve ortopedike dhe mjeteve të tjera ndihmëse, dhe institucionet shëndetësore – barnatoret, të cilat janë të përfshira në rrjet sipas Rregullores për rrjetin e institucioneve shëndetësore. Shpallja e publikuar është në pajtim me nenin 130 të Ligjit për barnat dhe pajisjet mjekësore, si dhe nenin 9 paragrafi 1 nën b) pika 3 dhe nenin 70 të Ligjit për sigurimin shëndetësor, dhe në lidhje me nenin 11 të Rregullores për indikacionet për realizimin e së drejtës për mjete ortopedike dhe mjete të tjera ndihmëse.

Dokumente

Fondi i Sigurimit Shëndetësor i Maqedonisë publikoi thirrje publike për lidhjen e kontratave për dhënien e mjeteve ortopedike dhe mjeteve të tjera ndihmëse me shtëpi ortopedike dhe institucione shëndetësore, barnatore