Raporti vjetor për DRG për 2015 dhe tremujorin e parë 2016, SPQ 8 Shtatori me rezultatet më të mira
Metodologjia e Grupeve të Lidhura Diagnostike (DRG), përveç se përfaqëson një sistem për evidencën dhe faturimin e shërbimeve shëndetësore për pacientët akutë spitalorë, është gjithashtu metodë për evidencën dhe financimin e kujdesit shëndetësor spitalor. DRG kontribuon në standardizimin e procedurave terapeutike mjekësore sipas mjekësisë së bazuar në dëshmi (protokolle dhe rrugë klinike), të cilat kryhen për çdo diagnozë me pagesë sipas kostove mesatare të bëra për shërbimin shëndetësor në cilindo institucion shëndetësor. Sistemi DRG bazohet në një bazë qendrore të të dhënave për të gjitha shërbimet shëndetësore në RM për pacientët spitalorë, si dhe për të dhëna të tjera statistikore të rëndësishme (gjinia, mosha, pesha etj.). Qasja në këto të dhëna, qoftë drejtpërdrejt (të dhëna të papërpunuara) ose përmes raporteve të përgatitura nga FSSHM dhe institucione të tjera, mundëson krahasueshmëri ndërmjet spitaleve nga aspekti i efikasitetit, kompleksitetit të shërbimeve shëndetësore, diapazonit të shërbimeve shëndetësore në nivel të IPSh-së, shfrytëzimit të kapaciteteve dhe të ngjashme