Kapitacion i rritur te stomatologët, motiv për shërbim më të mirë - Vizitë në ordinanca në Kavadarci
02/06/2016
Sot në Kavadarci, drejtorët e Fondit të Sigurimit Shëndetësor të Maqedonisë, dr. Sasho Stefanoski dhe Orhan Ramadani, patën takime me stomatologë nga disa ordinanca private stomatologjike në Kavadarci. Në takime u diskutua për masën e re të Fondit të Sigurimit Shëndetësor të Maqedonisë, me të cilën nga 1 janari 2016 vlera e pikës së kapitacionit për stomatologët amë u rrit nga 35 në 40 denarë, e cila duhet të rezultojë me përmirësimin e kujdesit shëndetësor stomatologjik për personat tanë të siguruar.