Kontrolle parandaluese te mjekët amë - Në tremujorin e parë janë kontrolluar mbi 40.000 persona të siguruar
Me vendosjen e qëllimeve parandaluese në kujdesin shëndetësor parësor, për veprimtarinë e mjekësisë së përgjithshme, mundësojmë racionalizimin dhe shfrytëzimin e drejtë të mjeteve të Fondit, si dhe ngritjen e cilësisë së kujdesit shëndetësor në shtet. Përkatësisht, Fondi i Sigurimit Shëndetësor i Maqedonisë si detyrim për mjekët amë vendosi tre qëllime, të cilat janë masa parandaluese për zbulimin e hershëm dhe në kohë të tre sëmundjeve më të shpeshta jo-ngjitëse: sëmundjet kardiovaskulare, sëmundjet e veshkave dhe diabeti mellitus, si dhe parandalimi sekondar i komplikimeve të mundshme prej tyre, të cilat mjekët duhet t’i realizojnë.