Informacion për kërkesë për trajtim jashtë vendit të personave të siguruar H.S. dhe I.P.
09/02/2016
Të nderuar,
Lidhur me apelet për trajtim jashtë vendit për personin e siguruar H.S., dëshirojmë t’ju informojmë se Fondi po ndërmerr aktivitete dhe ka hyrë në kontakt me prindërit, me ç’rast konstatoi se nuk ka mendim konsiliar nga klinika përkatëse shëndetësore maqedonase, nuk është paraqitur kërkesë për trajtim jashtë vendit dhe për këtë arsye caktoi kontroll në Klinikën Universitare për Ortopedi të premten, ku mjekët do të japin gjetjen e tyre dhe mendimin profesional. Nëse paraqitet kërkesë për trajtim jashtë vendit, Fondi do të marrë vendim brenda kornizave të përcaktuara me ligj.
Lidhja e dokumenteve