Konferencë për shtyp e drejtorëve të FSSHM-së
Me realizimin e Projektit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për parandalimin e tre sëmundjeve kronike joinfektive - kardiovaskulare, sëmundjeve të veshkave dhe diabetit, mundësojmë racionalizimin dhe shfrytëzimin e drejtë të mjeteve të Fondit, si dhe ngritjen e cilësisë së mbrojtjes shëndetësore në shtet. Me qëllim kujdesin për shëndetin e personave të siguruar, Fondi, së bashku me Odën e Mjekëve të Maqedonisë dhe Shoqatën e Mjekëve Privatë të Maqedonisë, shoqatat e mjekëve dhe faktorët e tjerë të sistemit shëndetësor, në kontratat për vitin 2014 me institucionet private shëndetësore, vendosi tre qëllime si prioritet për parandalim.