Risi dhe lehtësime për mbi 1900 pacientë - përdorues të mjeteve ortopedike ndihmëse
Fondi i Sigurimit Shëndetësor i Maqedonisë, me kërkesë të shoqatës së personave me stomë - Ilkoma, dhe me rastin e Ditës ndërkombëtare të personave me stomë 03.10.2015, mori vendim që do të nënkuptojë lehtësim për mbi 1900 persona të siguruar me kolostomë, ileostomë dhe urostomë, të cilët nga 01.12.2015 do të mund të marrin sasi për tre muaj në shtëpitë ortopedike. Bëhet fjalë për pacientë që vuajnë nga sëmundjet më të rënda dhe malinje dhe për shkak të gjendjes shëndetësore kanë hapje artificiale - stoma. Për shkak të kësaj gjendjeje shëndetësore, ata duhet të përdorin çdo ditë mjete ortopedike ndihmëse - qese, të cilat zëvendësojnë një funksion të caktuar trupor. Pa këto qese, pacientët nuk janë në gjendje të funksionojnë normalisht në jetën e përditshme.