Fondi i Sigurimit Shëndetësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut Fondi i Sigurimit Shëndetësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut

FSSHM hap qendër thirrjesh për komunikim të drejtpërdrejtë me personat e siguruar që kanë sëmundje kronike

Fondi nga 1 tetori fillon me komunikim të drejtpërdrejtë me personat e siguruar që janë të sëmurë kronikë nga sëmundje kardiologjike, të veshkave dhe diabeti. Komunikimi do të zhvillohet përmes qendrës së thirrjeve në Fond me thirrje telefonike, mesazhe SMS dhe e-mail. Projektin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, “Fondi kujdeset për të sëmurët kronikë”, i cili parashikon përfshirjen e punonjësve të Fondit në kujdesin për të sëmurët kronikë, vendosëm ta fillojmë më herët se sa ishte paraparë, sepse u përmbushën një pjesë e parakushteve të nevojshme. Njëri prej tyre ishte përgatitja e softuerit të ri në Fond për masat dhe aktivitetet parandaluese te mjekët e zgjedhur, dhe me të u mundësua evidentimi i personave të siguruar me sëmundje kronike. Mjekët e zgjedhur në sistemin informatik të Fondit futën 154.531 persona të siguruar me diabet, sëmundje kardiologjike dhe të veshkave.

Dokumente

FSSHM hap qendër thirrjesh për komunikim të drejtpërdrejtë me personat e siguruar që kanë sëmundje kronike