Furnizim më i madh me barna në më shumë farmaci
Fondi në Listën Pozitive të barnave me recetë mbulon 450 gjenerikë, përkatësisht 1133 barna nga prodhues të ndryshëm. Këto barna personat e siguruar i marrin me recetë nga mjeku amë, ndërsa për disa prej tyre nevojitet rekomandim nga specialist/subspecialist. Personat e siguruar, barnat nga Lista Pozitive mund t’i marrin në 767 farmaci në territorin e gjithë Republikës së Maqedonisë, ndërsa është e rëndësishme që prej tyre janë të reja 61 stacione farmaceutike, 5 farmaci lëvizëse dhe 3 farmaci rurale, që është projekt i ri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për qasje më të madhe në barna në zonat rurale. Për këtë qëllim, është rritur buxheti për barna, i cili historikisht është më i madhi që nga themelimi i Fondit dhe arrin 2,46 miliardë denarë.