Fondi i Sigurimit Shëndetësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut Fondi i Sigurimit Shëndetësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut

Vizitë pune në stacionin farmaceutik në Komunën e Llozovës

Drejtori i Fondit të Sigurimit Shëndetësor, Sasho Stefanoski, dhe drejtori Orhan Ramadani, së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Nikola Todorov, në kuadër të projektit për hapjen e barnatoreve në zonat rurale, sot vizituan stacionin farmaceutik i cili tashmë një vit punon në hapësirat e shtëpisë së shëndetit në fshatin Llozovë, dhe i cili së fundmi lidhi edhe marrëveshje me FSSHM-në për barna me recetë. Siç sqaroi ministri Nikola Todorov, me këtë banorëve të Llozovës u mundësohet që, përveç mbrojtjes shëndetësore nga mjekët amë, në një vend t'i sigurojnë barnat e nevojshme për terapinë e përshkruar. Me këtë projekt për hapjen e stacioneve farmaceutike në vendbanime deri në 3,5 mijë banorë, në konkursin e shpallur për 66 stacione farmaceutike në Maqedoni, dhe që në pajtim me ligjin është për ato kompani farmaceutike që kishin më shumë se dy barnatore në një komunë ose pesë në nivel shtetëror, me këtë projekt obligohen të hapin së paku edhe një barnatore në zonë rurale, theksoi ministri Todorov.

Dokumente

Vizitë pune në stacionin farmaceutik në Komunën e Llozovës