Zgjidhje e re softuerike për realizimin e të drejtave nga sigurimi shëndetësor për punëtorët me honorar
Fondi i Sigurimit Shëndetësor i Maqedonisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Financave dhe Fondin e Sigurimit Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë, harmonizoi procedurën për realizimin e të drejtave nga sigurimi shëndetësor të punëtorëve me honorar. Për këtë qëllim, Fondi bëri ndryshime në Rregulloren për përmbajtjen dhe mënyrën e realizimit të të drejtave dhe obligimeve nga sigurimi i detyrueshëm shëndetësor, lidhi Aneks të marrëveshjes me FSPIM-në për shkëmbim elektronik të të dhënave dhe përgatiti softuer për përpunim elektronik dhe përllogaritje të kohëzgjatjes së sigurimit shëndetësor.