Ditë të hapura të Fondit të Sigurimit Shëndetësor të Maqedonisë në të gjitha 30 shërbimet rajonale
07/04/2015
Fondi i Sigurimit Shëndetësor i Maqedonisë po vendos një praktikë të re të ditëve të hapura për personat e siguruar dhe idetë, propozimet dhe pyetjet e tyre. Sot në Strumicë, drejtori i Fondit të Sigurimit Shëndetësor të Maqedonisë, Sasho Stefanoski, dhe drejtori Orhan Ramadani, në kuadër të vizitës së punës në shërbimin rajonal të Fondit në Strumicë, i informuan drejtpërdrejt personat e siguruar se dyert e FSSHM-së janë të hapura për të gjitha dilemat dhe nevojat e tyre që janë në kompetencë të FSSHM-së.