Fondi i Sigurimit Shëndetësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut Fondi i Sigurimit Shëndetësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut

Punëtoria e parë për edukimin e pensionistëve në vitin 2015

Risitë dhe lehtësimet për përdorimin e ndihmesave ortopedike dhe barnave ishin tema e punëtorisë së parë edukative të sotme për pensionistët, e cila u mbajt në Shoqatën e Pensionistëve të Karposhit. Kjo është e para nga 30 punëtoritë e planifikuara për vitin 2015, për rritjen e informimit të pensionistëve përmes prezantimit të informacioneve më të reja për risitë në fushën e barnave dhe ndihmesave ortopedike. Punëtoritë edukative, të cilat vitin e kaluar FSSH i filloi si projekt, organizohen në bashkëpunim me Lidhjen e Shoqatave të Pensionistëve dhe Kryqin e Kuq të Maqedonisë, dhe është planifikuar të vazhdojnë gjatë gjithë vitit 2015.

Dokumente

Punëtoria e parë për edukimin e pensionistëve në vitin 2015