Takim pune i drejtoreshës së FSSH-së, mr. Maja Parnardzhieva-Zmejkova, me ekipin e ri të Odës Stomatologjike të Maqedonisë
03/11/2014
Gjendjet aktuale në sferën e stomatologjisë, numri i stomatologëve amë dhe kontratat me institucionet shëndetësore private – ordinancat stomatologjike, si dhe buxheti i FSSH-së për stomatologët dhe metodologjia sipas së cilës ai shpërndahet, ishin temë e takimit të parë zyrtar të udhëheqjes së re të Odës Stomatologjike të Maqedonisë, të kryesuar nga kryetari, prof. dr. Vladimir Popovski, me drejtoreshën e FSSH-së, mr. Maja Parnardzhieva-Zmejkova.