Pjesëmarrja e FSSH-së në shënimin e Ditës Evropiane të Përdorimit Racional të Antibiotikëve dhe në Projektin për përdorimin racional të antibiotikëve në Republikën e Maqedonisë
27/09/2014
Antibiotikët nuk janë ushqim - përdorimi i panevojshëm e ul efektivitetin e tyre është motoja e shënimit të Ditës Evropiane të Përdorimit Racional të Antibiotikëve në seminarin profesional me temë “Përdorimi racional i antibiotikëve dhe parandalimi i rezistencës antimikrobike”, i cili u mbajt në Veles, më 26 shtator 2014. FSSH-ja e mbështet fushatën për përdorimin racional të antibiotikëve dhe në disa raste ka marrë pjesë aktive në promovimin e një qëndrimi të ndërgjegjshëm të të gjithë personave të siguruar ndaj përdorimit të antibiotikëve.