FSSHM dëshiron ta informojë publikun se, sipas shembullit të shumë vendeve evropiane, u ka dalë në ndihmë personave me sëmundje të rralla përmes zgjerimit dhe futjes së një grupi të ri të produkteve nutritive në ngarkim të Fondit
24/07/2014
Fondi i Sigurimit Shëndetësor i Maqedonisë dëshiron ta informojë publikun se, sipas shembullit të shumë vendeve evropiane, u ka dalë në ndihmë personave me sëmundje të rralla përmes zgjerimit dhe futjes së një grupi të ri të produkteve nutritive në ngarkim të Fondit. Kemi mundësuar produkte nutritive për persona me sëmundje të rralla, përkatësisht lloje të veçanta të miellit, qumështit dhe vajit ushqimor, të cilat përbënin ushqimin bazë dhe ilaçin për këta persona.