Punkt i ri i Shtëpisë së Shëndetit Ohër në Peshtan
04/07/2014
Me qëllim që të mundësohet kujdes shëndetësor i vazhdueshëm dhe i qasshëm për personat e siguruar, por edhe për turistët, sot në Peshtan u hap një punkt i ri i Shtëpisë së Shëndetit Ohër. Ky do të jetë një punkt ndihmës që do të punojë vetëm gjatë sezonit turistik veror, përkatësisht nga e hëna deri të premten në një ndërrim, nga 08 deri në 14, ndërsa gjatë fundjavave, kur fluksi i turistëve është i shtuar, punkti do të punojë në dy ndërrime, nga 08 deri në 20.