Drejtoresha e FSSH-së, mr. Maja Parnardzhieva-Zmejkova në Shkollën e XIX-të Ndërkombëtare Verore për Menaxhimin e Institucioneve që Ofrojnë Shërbime Shëndetësore
Reformat dhe sfidat në financimin e sistemit shëndetësor maqedonas është tema për të cilën drejtoresha e FSSH-së, mr. Maja Parnardzhieva-Zmejkova, mban ligjëratë në Shkollën e XIX Ndërkombëtare Verore për Menaxhimin e Institucioneve që Ofrojnë Shërbime Shëndetësore. Shkolla e XIX Ndërkombëtare Verore për Menaxhimin e Institucioneve që Ofrojnë Shërbime Shëndetësore mbahet nga 23 deri më 27 qershor 2014 në Miloçer, Republika e Malit të Zi, me titull “Sistemet shëndetësore të Evropës Juglindore në udhëkryq – pas një dekade reformash, vështrim drejt së ardhmes. Kjo Shkollë Ndërkombëtare Verore për Menaxhimin e Institucioneve që Ofrojnë Shërbime Shëndetësore është në organizim të Qendrës Evropiane për Paqe dhe Zhvillim, pranë Universitetit të Kombeve të Bashkuara, e cila vlerësohet lart në sferën e shëndetësisë dhe ka ndikim të fuqishëm te krijuesit e politikave shëndetësore në mbarë botën, pasi përfaqëson një pikë referimi të veçantë për menaxherët e institucioneve shëndetësore në të gjithë botën.