Fondi i Sigurimit Shëndetësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut Fondi i Sigurimit Shëndetësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut

U promovua udhëzuesi për rritjen dhe çrregullimet e rritjes

“Rritja nuk është vetëm centimetra... rritja është tregues i shëndetit të përgjithshëm” është motoja e konferencës së sotme për shtyp të organizuar nga Shoqata e Prindërve të Fëmijëve me Sëmundje Endokrinologjike “Rast”, në bashkëpunim me Fondin e Sigurimit Shëndetësor të Maqedonisë dhe IPSH Shtëpia e Shëndetit-Shkup. Kjo moto është edhe thelbi i “Udhëzuesit për rritjen dhe çrregullimet e rritjes” të parë, të cilin e prezantoi shoqata, dhe i cili, sipas Aleksandar Petrovskit, kryetar i “Rast”, jep shumë përgjigje dhe këshilla praktike lidhur me çrregullimet e rritjes. Ky udhëzues do t’u jetë me ndihmë të madhe prindërve, te fëmijët e të cilëve është vendosur diagnozë për ndonjë çrregullim të rritjes. Njëkohësisht, udhëzuesi është pjesë e fushatës për njohjen e hershme të çrregullimeve të rritjes që realizohet nga Shoqata.

Dokumente

U promovua udhëzuesi për rritjen dhe çrregullimet e rritjes