Njoftim për personat e siguruar
Fondi i Sigurimit Shëndetësor të Maqedonisë i njofton personat e siguruar, të cilëve gjatë realizimit të së drejtës për rehabilitim të specializuar mjekësor si trajtim i zgjatur spitalor u janë arkëtuar mjete shtesë për trajtim dhe/ose akomodim mbi standardin, për mënyrën e kthimit të tyre. Pagesa shtesë për kushte mbi standardin për trajtim i referohet pagesës për përdorimin e ujit termomineral, ndërsa pagesa shtesë për kushte mbi standardin të akomodimit i referohet pagesës shtesë për akomodim në dhoma me dy dhe tre shtretër, përveç nëse personat e siguruar kanë qenë të akomoduar me një anëtar të familjes si shoqërues.