Pjesëmarrja e FSSH-së në këshillimin e 27-të të juristëve të shëndetësisë të Republikës së Maqedonisë
“Efektet e shërbimeve elektronike të vendosura në FSSH” është tema e fjalimit të drejtoreshës së FSSH-së, mr. Maja Parnardzhieva Zmejkova, në këshillimin e 27-të me radhë të juristëve të shëndetësisë të Republikës së Maqedonisë. Këshillimi është në organizim të Shoqatës së Juristëve të Shëndetësisë të Republikës së Maqedonisë. Ky tubim profesional mbahet në hotel Inex Drim në Strugë, nga 22 – 24 maj 2014, dhe në të, përveç juristëve, drejtorëve të institucioneve shëndetësore, ekonomistëve, mjekëve, punonjësve administrativë, anëtarëve të sindikatave, anëtarëve të këshillave drejtues, anëtarëve të komisioneve të prokurimeve publike dhe personave të tjerë të interesuar, marrin pjesë edhe persona profesionalë nga Fondi i Sigurimit Shëndetësor të Maqedonisë, të cilët prezantojnë risitë në rehabilitimin mjekësor, si dhe trajtimin e zgjatur spitalor dhe lehtësimet në mënyrën e referimit të pacientëve në nivel më të lartë të mbrojtjes shëndetësore.